May: Patjetër Brexit, pavarësisht pengesave ligjore

Kryeministrja britanike,  Theresa May ka në plan t’i komunikojë presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker se plani i saj për të nisur negociatat e Britanisë së Madhe për t’u larguar nga Bashkimi Evropian është në rrugën e duhur, pavarësisht pengesave ligjore, njoftojnë raportet.

Kryeministrja do t’i komunikojë me anë të një telefonate Junckerit se “ka ende në plan të tërheqë nenin 50 të Traktatit të Lisbonës, që përcakton rregullat për një proces dyvjeçar të bisedimeve për një komb që do të largohet nga Bashkimi  Evropian,  deri në fund të marsit”, citohet qeveria nga media dhe BBC.

Disa media britanike dhe politikanë thanë se “vendimi i së enjtes nga Gjykata e Lartë, që thotë se miratimi parlamentar është i nevojshëm para se të fillojnë negociatat, mund të detyrojë  May që të shtyjë tërheqjen e nenit 50”.

Qeveria e May deklaroi se “ka në plan të apelojë në Gjykatën Supreme, që pritet të dëgjojë rastin në fillim të dhjetorit, ndërkohë që aktivistët e përshëndetën vendimin si një fitore e demokracisë parlamentare”.

Avokatët e paditësve argumentuan se “May nuk ka autoritetin për të përdorur një privilegj të lashtë juridik, i njohur si fuqi e posaçme, për të justifikuar vendimin e saj për të filluar negociatat e Brexit pa një votim parlamentar”.

SHKARKO APP