Mbush makinën me drogë dhe niset drejt Greqisë, kapet në Artë 39-vjeçari shqiptar (Foto)

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke ditën e sotme, pasi është kapur duke trnasportuar drogë. 39-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, rezulton person i shpallur në kërkim në Janinë dhe Trikalla.

Pasi ka pikasur mjetin që vinte nga kufiri i gjelbër, policia greke është vënë në ndjekje të tij, duke e ndaluar në zonën e Artës.

Nga kontrolli i ushtruar në mjet, policia ka gjetur 56 pako me drogë, me peshe totale 62 kg 800 gramë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq, është sekuestruar lënda narkotike, dhe është vënë në pranga drejtuesi i mjetit i mjetit, 39-vjeçari shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?