Mbyllen dy pika kufitare në Kosovë, shkak tensionet në veri nga serbët

Rriten tensionet në Veri të Kosovës. Vendimi i Qeverisë së Kosovës që të vendosë reciprocitet për targat dhe dokumentet serbe ka tensionuar situatën në veri të vendit. Qytetarët bllokuan vendkalimet administrative Jarinje dhe Bërnjak.

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftin të rëndësishëm në lidhje me situatën që po ndodh, ku u bën apel qytetarëve që të ndjekin rrugë alternative qarkullimi që mos të përballen me radhët e gjata të mjeteve dhe të largohen nga zona e konfliktit.

“Policia e Kosovës ka mbyllur kufirin për qarkullim udhëtar dhe për automjete në pikë kalimet kufitare Bernjak dhe Jarinje, për shkak të bllokimit të rrugëve në drejtim të këtyre pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak. Njoftohen të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim”, thuhet në njoftim.

SHKARKO APP