Mbyllen shkollat dhe anulohen fluturimet, stuhia e fuqishme godet Greqinë

Një stuhi tropikale mesdhetare ka goditur Kretën së fundmi.

Era dhe shira të shumta kanë shoqëruar stuhinë, ndërsa pritet që pjesë të Greqisë Jugore dhe Turqisë të përmbyten.

Stuhia e pagëzuar me emrin “Zurba” është një ciklon i rrallë tropikal që formohet në detin Mesdhe dhe është e ngjashme me sistemet subtropikale në oqeanin Atlantik.

Deri më tani nga ky ciklon janë regjistruar katër të vdekur në Libi e Tuniyi, aty ku pati edhe origjinën.

Athina po përballet me ndërprerje të energjisë elektrike ndërkohë që janë mbyllur shkollat dhe anuluar shumë fluturime.

Nga ana tjetër situata duket se do të rëndohet edhe në vendin fqinj, Turqinë.

Autoritetet në Stamboll kanë njoftuar banorët të përgatiten për përmbytje në disa provinca, ndërkohë që erërat kanë arritur deri në 120 km/h.

Gjithashtu pritet që dallgët në Egje të arrijnë deri në 11 metra lartësi, e të rrezikuara duken qytetet e bregut të Peleponezit dhe Greqisë kontinentale.

psts.gr: Πρωτοφανή κύματα – μαμούθ σαρώνουν τις ακτές της Πάρου!

SHKARKO APP