Me 1 tetor, cikloni mesdhetar godet Greqinë

Shërbimi meterologjik në Greqi paralajmëron se për shpërthimin e një cikloni mesdhetar, i cili pritet të “godasë” vendin nga perëndimi.

Sipas parashikimeve, të premten e kësaj jave do të krijojë një barometër shumë të thellë në jugperëndim të Peloponezit, i cili gradualisht do të marrë karakteristikat tropikale, duke përkeqësuar motin në jug dhe jugperëndim të Greqisë.

Zona e Peloponezit, Evia dhe Kreta konsiderohet të jenë rajonet që do të përballen me fenomenet më intensive dhe të rrezikshme të motit gjatë fundjavës.

Ky sistem tropikal do të vazhdojë të ndikojë në territorin grek dhe të hënën e javës që vjen do të përforcohet me stuhi të forta shiu, breshëri dhe erëra.

Mëngjesin e së hënës pritet të godasë cikloni mesdhetar, sipas meteo.gr.

SHKARKO APP