Me 44 kg drogë ne makinë, qeni merr në qafë shqiptarin

Policia greke ka sekuestruar rreth 44 kg marijuane në kufirin greko-shqiptar, në rrugën periferike të Zagorit, Janine.

Policia ka ndaluar një mjet që vinte nga kufiri gjelbër dhe me ndihmën e qenit nuhatës, brenda tij janë gjetur dhe sekuestruar 41 pako me 43 kg 800 gram marijuane.

Gjithashtu janë sekuestruar dhe 735 euro dhe 2 celulare. Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit, shqiptar 32-vjec.

Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar mbi 1.6 ton marijuane që vinte nga Shqipëria.

SHKARKO APP