Më shumë se 27 milionë turistë vizituan Greqinë në vitin 2017
Më shumë se 27 milionë turistë vizituan Greqinë në vitin 2017, sipas statistikave të Bankës së Greqisë.
Ardhja e turistëve u rrit me 9,7%, duke arritur 27,194 milionë vizitorë kundrejt 24,799 milionë vizitorë në vitin 2016.
Në vitin 2017, të ardhurat nga udhëtimet e turistëve u rritën me 10,5%, në krahasim me vitin e kaluar, duke arritur 14,596 milionë euro.
Në veçanti, të ardhurat nga udhëtimet e rezidentëve në eurozonë u rritën me 20,6% në 6,270 milionë euro, shkruan Atsh.
Nga ana tjetër, të ardhurat nga udhëtimet e rezidentëve që vijnë nga Rusia ranë me 3,6% në 418 milionë euro, ndërsa ato nga SHBA-ja u rritën me 4,4 për në 803 milionë euro.