Media serbe: Mafia shqiptare dogji kishën ortodokse serbe në New York

Për djegien e kishës ortodokse serbe më 1 maj në Manhattan të New York-ut, gazeta serbe ‘Kurir’ po akuzon shqiptarët.

Sipas ‘Kurir’-it, shqiptarët i vunë zjarrin kishës, sepse i urrejnë serbët dhe për festën e Pashkëve kanë vendosur ta djegin kishën. Ndërsa në versionin tjetër akuzojnë “mafian shqiptare”.

“Mafia shqiptare, e cila është shumë e madhe dhe e fortë në Amerikë, ka organizuar djegien e kishës së Shën Savës në New York, shkruan ‘Kurir’.

“Kisha serbe është djegur nga firma e ndërtimit në Manhattan dhe për këtë punë është e përfshirë edhe mafia shqiptare. Komplot në të cilën kisha është e vendosur në zemër të New York-ut, në Manhatan, dhe ka tërhequr shumë investitorë qe dëshirojnë të ndërtojnë godinë banimi”, thuhet gjithashtu në shkrimin e ‘Kurir’.

 

SHKARKO APP