Mediat evropiane: Pakica shqiptare shtron kushte për Qeverinë në Maqedoni

Mediat evropiane i kushtojnë vëmendje platformës së përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni për formimin e Qeverisë. Ja teksti i njëjtë botuar në «europeonline-magazine.eu» dhe në edicionin onlajn të «Tiroler Tageszeitung», referuar agjencive të lajmeve dpa dhe APA.

Pakica shqiptare në Maqedoni pas zgjedhjeve parlamentare ka shtruar kushte të zgjeruara për formimin e një qeverie. Parakusht për koalicionin me një prej dy partive të mëdha sllavo-maqedonase është instalimi i gjuhës shqipe si e barabartë përkrah maqedonishtes së shkruar në alfabet cirilik, thuhet në një platformë të tre partive (BDI, Besa dhe Aleanca) të publikuar të shtunën në Shkup. Pa partitë e shqiptarëve, të cilat së bashku përbëjnë 18 prej 12o deputetëve, nuk mund të bëhet qeveri. Partia VMRO e shefit disavjeçar të Qeverisë, Nikolla Gruevski, në zgjedhjet e 11 dhjetorit kishte fituar 51 deputetë, socialdemokratët opozitarë 49. Deri këtë të hënë Presideti duhej ta autorizojë njërën nga këto dy parti të mëdha për formimin e Qeverisë. Tre partitë kërkojnë përfaqësimin e shqiptarëve në të gjitha institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore konform përqindjes së tyre të popullatës. Ai, për shkak të dështimit të regjistrimeve të popullsisë, mund vetëm të vlerësohet ndërmjet një të katërtës dhe një të tretës së dy milionë banorëve. Përveç kësaj, partitë shqiptare kërkojnë ndryshimin e flamurit kombëtar, të himnit dhe të stemës shtetërore në favor të tyre.

Vendi i vogël ballkanik, i bllokuar prej vitesh nga konikti i thellë ndërmjet partive pas këtyre kërkesave duhet të integrohet me shpejtësi në NATO dhe EU. Ky afrim po pamundësohet prej dekadash nga Greqia fqinje për shkak të koniktit lidhur me emrin e shtetit maqedoni. Prandaj ky konikt duhet të zgjidhet shpejt me një kompromis. Të gjitha kërkesat janë konsultuar me Shqipërinë dhe Kosovën fqinje, thuhet në deklaratë.

SHKARKO APP