Mediat gjermane në alarm: Vuçiqi është i njëjtë si Milosheviqi, mund të nxisë luftë

Mediat gjermane kanë dhënë alarmin se Ballkani ndodhet në rrezik dhe se perspektiva e anëtarësimit në BE, ende mbete prioritet.

Portali gjerman “Stuttgarter.de”, i cili thotë se BE nuk është aspak e përkushtuar në këtë pjesë të Evropës, sipas tij, është duke gabuar ashtu si Bosnja e Kroacia.

Gabimet BE-së mund t’i kushtojnë rëndë, ku më pas mund të ndërhyjë Rusia, duke shfrytëzuar dobësimin e shteteve dhe krizat politike.

Gazeta shkruan edhe për zgjedhjet presidenciale në Serbi, ku thotë se Aleksandër Vuçiq, me triumfimin në zgjedhjet filloi karrierën e tij si një lolo luftënxitës siç ishte Sllobodan Millosheviçi.

“…Edhe rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Serbi gjatë fundjavës tregon se BE-ja nuk vepron. Fituesi i zgjedhjeve Aleksandër Vuçiqi filloi karrierën e tij si lolo luftënxitës si Sllododan Millosheviçi.

Që nga paraqitja e tij në viti 2008 ai është shtetas konservator që ka destabilizuar vendin si kryeministër si në aspektin e politikës ashtu edhe në atë të ekonomisë. Edhe pse ai flirton me Rusinë, fitoi zgjedhjet kryesisht për shkak se ai ka zhvilluar lidhje të ngushta me BE-në dhe Gjermaninë”.

Një luftë e re nuk është e pamundur

Nëse perspektiva për luftëra të përgjakshme e BE-së është e papranueshme, atëherë këto vende që janë përjashtuar, si Bosnja, Maqedonia, ose ajo mes serbëve dhe kosovarëve duhet të trajtohen me vendosmëri dhe të vazhdojnë negociatat serioze dhe me vendosshmëri.

“Aktualisht, ajo që po bënë BE-ja është mungesa e angazhimit të problemeve në rajon, nga kjo mund të rrjedhin goditje të mëdha, duke nxitur edhe luftë”, shkruan gazeta gjermane.

SHKARKO APP