Mediat greke: Mafia e burgjeve dhe lidhjet me avokatët e njohur

Media greke “Zougla” vazhdon të trajtojë rastet e dhunës në burgjet greke, sidomos ata të sigurisë së lartë dhe të përshkruajë dramën që ndodh në to, si dhe lidhjet e drejtpërdrejta dhe të fshehta që ekzistojnë mes botës së krimit dhe avokatëve të njohur grekë.

Sipas të përditshmes helene, mafia e burgut është thuajse e pamundur të mbahet e qetë, pasi planet e tyre tejkalojnë pritshmëritë, ndërsa vihet në dukje edhe fakti se ata nuk kanë mëshirë për asgjë. “Zougla” raporton se ka dyshime se edhe avokati grek Zafiropoulos është vrarë me porosi nga mafiet shqiptare në burgjet greke.

Ndërsa në lidhje me vrasjet në burgjet greke dhe trazirat që bëjnë grupe kriminale, që kanë në përbërje më shumë shqiptarë, përpos rivalitetit dhe tradhtive brenda grupimit, po hetohet edhe për lidhjet e mafies së burgjeve me një avokat të njohur në Greqi.

Grupet shqiptare në burgjet greke, sidomos në Koridallos kanë karakteristika të një grupimi të dhunshëm, që ka vepruar thellë në botën e nëndheshme greke, duke vepruar si një rregullator i zhvillimeve në botën e errët të krimit.

Media në fjalë vë në dukje se fakti që këta elementë kriminalë arrijnë të veprojnë edhe në qeli, mund të ketë lidhje me faktin se ata kanë krijuar raporte edhe me elementë të avokatisë, gardianëve apo drejtësisë në Greqi.

SHKARKO APP