Mediat serbe: Beogradi nuk do vazhdojë dialogun nëse kërkohet njohja e Kosovës
Beogradi “nuk do të ulet më në tryezë me Prishtinën nëse Kuvendi i Kosovës miraton platformën e paralajmëruar”, shkruan gazeta serbe Veçernje Novosti.
Në këtë platformë parashihet që bisedimet Prishtinë – Beograd të përfundojnë me njohjen reciproke dhe me marrjen e ulëses në OKB, transmeton Koha.net.
Gazeta serbe shkruan se këtë Beogradi do ta trajtojë se ndërprerje e njëanshme e dialogut.
Siç shkruan gazeta, “Beogradi nuk dëshiron të hyjë më thellë në kurthin me të cilin përmes paravanit të dialogut fshihet ulësja në OKB me bekimin e heshtur të ndërmjetësuesve në BE, të cilës asnjëherë s’i kanë dënuar deklaratat e rrezikshme të kabinetit Haradinaj”.