Mediat serbe nxjerrin letrat që Policia kishte harruar në veri

“Novosti” ka publikuar dokumente operacionale që sipas tyre janë humbur nga policia e Kosovës gjatë aksionit të djeshëm në veri. Portali serb ka publikuar dokumente të planit operacional të policisë së Kosovës gjatë aksionit të djeshëm në veri, përfshirë edhe listën me emra të policëve pjesëmarrës dhe disa numra të tyre të telefonit

“Novosti” shkruan se gjatë aksionit të djeshëm, pjestarët e njësitit special të policisë së Kosovës kanë humbur disa nga dokumentet e planit operacional gjatë bastisjes së një lokacioni.

Sipas burimeve të portalit serb, dokumentacioni i humbur është gjetur nga disa qytetarë serbë derisa përmban edhe fotografi dhe shënime të serbëve që kanë qenë shënjestër e aksionit policor në Mitrovicë të veriut, Leposavic dhe Zubin Potok.

Lajmi.net ka tentuar të marrë një përgjigje nga policia e Kosovës por këta të fundit nuk janë lajmëruar lidhur me rastin.

SHKARKO APP