Medvegja shqiptare në Serbi, po plaket dhe po zhduket

Kjo është vetëm një shtëpi në fshatin Tupallë, fshat i banuar me shqiptarë në komunën e Medvegjës, në Serbinë lindore.

Më shumë se një fotografi e një shtëpie të fshatit, ajo paraqet plakjen dhe zhdukjen e karakterit shqiptar të Medvegjës.

Edhe më tepër, fotografia tregon se si po humbin shqiptarët edhe një pjesë të territorit të tyre shekullor.

Fotografinë e ka publikuar profesori dhe aktivisti për ruajtjen e frymës shqiptare të Medvegjës, Rexhep Abazi.

“Kjo shtëpi vuan për anëtarët e saj!”, është komenti i shkurtër dhe i dhimbshëm me të cilin profesor Abazi e ka shoqëruar këtë fotografi.

 

SHKARKO APP