Miçotaqis, zgjidhet kreu i ri i Demokracisë së Re në Greqi
Qirjako Miqotaçis, do të jetë drejtuesi i ri i partisë konservatore greke Demokracia e Re. Pas votimeve të ditës së djeshme, ku rreth 400 mijë votues iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të partisë, rezultoj se fitues për timonin e Demokracisë së Re u shpallë Qirjakos Miçotaqis. Miqotaqis konkuroi në raundin e dytë përballë ish kryetarit të parlamentit grek dhe kryetarit të komanduar të partisë Vangjelis Meimaraqis. Pas numrimitit të votave, rezultati përfundimtar ishte 51% për zotin Micotaqis dhe 49% për z. Meimaraqis. Miqotaqis ka falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët dhe stafin e tij të fushatës dhe familjen e tij për përkrahjen e çmuar që e coj drejt fitores. Gjithashtu ai ka vlersuar duke falenderuar edhe kundërshtarin e tij Meimaraqi. “Unë dua të përgëzoj Vangjelis Meimarakis për konkurencën e ndershme dhe e respektoj atë. Ai do të jetë partneri im i vlefshëm nesër në përpjekjet e përbashkëta për rindërtimin e Demokracisë së Re. Miçotaqis, pas fitores ka marrë urime dhe ka pas kontakte të shumta edhe me lider dhe ish kryeministra nga rradhët e partisë së tij.
Edhe kryeministri Aleksis Cipras ka uruar z. Miçotaqis, për fitoren.
Kryeministri Aleksis Cipras kontaktoi me telefon Qiriakos Micotaqis dhe e përgëzoi atë për fitoren e tij si drejtuesi i ardhshëm i Demokracisë se re.
Gjithashtu kryeministri Cipras dhe kreu i ri i Jug Pernendimorëve Qirjakos Miqotacis, ranë dakord që të takohen në një nga ditët e ardhëshme brenda javës.
Familja: Miçotaqis ka tre fëmijë, Sofias, Kostandinos dhe Dhafni