Miliarderi kanadez shet pontilin e jahteve luksoze në Malin e Zi

Nga Dusica Tomovic, BIRN

Në një lëvizje të papritur, miliarderi kanadez Peter Munk njoftoi se po e shet paketën e vet të aksioneve te resorti turistik Porto Montenegro te fondi shtetëror i investimeve të Dubait.

Menaxhmenti i Porto Montenegro dhe Korporata e Investimeve të Dubait, (ICD sipas akronimit në anglisht), e cila kontrollohet nga qeveria e Emirateve, pritet që zyrtarisht të njoftojnë shitjen e papritur të marinës së superjahteve të premten.

Adriatic Marines, e cila menaxhon marinën, nuk pranoi të komentojë mbi shitjen, e cila ka qarkulluar si thashethem përgjatë ditëve të fundit në median e Malit të Zi.

Por sipas gazetës kanadeze The Globe and Mail, çmimi i shitjes mendohet se është 200 milionë euro, megjithëse shitësi dhe blerësi nuk pritet ta shpallin publikisht vlerën e transaksionit.

I ndërtuar në një ish bazë të marinës ushtarake të Jugosllavisë në qytezën e Tivatit, marina e luksit u hap në vitin 2009.

Peter Munk, themelues aktualisht në pension i Barrick Gold, prodhuesit më të madh të arit në botë, qe investitori kryesor i projektit me vlerë 300 milionë euro.

“Aktualisht nuk mund të japim asnjë vlerësim zyrtar për arsyen e thjeshtë se nuk ka dokumente zyrtarisht të firmosura nga asnjë palë,” deklaroi zëdhënësi i marinës Danilo Kalezic te televizioni vendës TV Vijesti.

ICD është fondi i menaxhimit të pasurisë sovrane të Dubait, i cili ka nën pronësi mes të tjerash, Emirates NBD, banka më e madhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, Burj Khalifa në Dubai, qiellgërvishtësin më të lartë të botës, Emirates airline dhe kompaninë kombëtare të naftës të Emirateve.

Fondi është nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe kryetari i fondit është Sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum, kryeministri i Emirateve dhe emir i Dubait.

Munk ka aktualisht 52 për qind të kompanisë holding të Porto Montenegro. Bashkëinvestuesit e tij përfshijnë disa nga biznesmenët më të pasur të botës – mes të cilëve, oligarkun rus Oleg Deripaska, Lord Jacob Rothschild, Baroni i Katërt i Dinastisë së bankierëve Rothschild, dhe Bernard Arnault, kryetar dhe drejtues ekzekutiv të LVMH, grupin francez të markave të luksit që ka nën pronësi mes të tjerash edhe Louis Vuitton.

Arsyet e shitjes nuk duhen por media kanadeze raportoi se Munk duket se ndjeu se e kishte dërguar projektin e Porto Montenegro aq lart sa mund ta dërgonte dhe se një investitor i pasur me emër të madh qe i nevojshëm për ta çuar projektin në një nivel tjetër.

Porto Montenegro është investimi më i madh privat në Malin e Zi. Marina mund të përpunojë jahte të mëdha deri në 250 metra në 450 vendqëndrimet e saj.

Në vitin 2014, Hotel Regent me pesë yje u shtua në portofolin e pronës. Hoteli menaxhohet nga kompania taivaneze Regent, e cila ka një zinxhir hotelesh nëpër botë. Ndërtesa e krijuar në një stil Mesdhetar ka kushtuar 55 milionë euro.

Një nga avantazhet e Marinës është karburanti, i cili u shitet jahteve pa taksa apo akcizë.

Kjo marrëveshje, e cila u negociua nga Munk me qeverinë e Malit të Zi, i mundëson pronarëve të jahteve të mbushen me gjysmën e çmimit që kërkohen në porte të tjera të Bashkimit Europian apo një pjesë të porteve të Mesdheut.

SHKARKO APP