Milo Gjukanoviq: Mal i Zi do të jetë anëtar i BE-së dhe NATO-s, e jo koloni ruse.
Atmosfera në Ballkan duket e tensionuar pas një raporti ndërkombëtar që vërtetonte se Rusia po ndërhyn në mënyrë sekrete në sferën politiko-ekonomike të të gjitha vendeve të europës lindore
Nëse DPS do të fitojë zgjedhjet në Mal të Zi atëherë ky vend do të jetë anëtar i BE-së dhe NATO-s, e jo koloni ruse, tha kreu i partisë, Milo Gjukanoviq.
Gjukanoviq ka thënë se, janë udhëheqës të listës, me ritëm të qëndrueshëm po i afrohen fitores evropiane me Malin e Zi.
“Këto zgjedhje do të tregojnë vlerën e asaj që kemi luftuar për dhjetë vjet. Është e qartë se më 16 tetor do të vendoset fati i vendit. Do të vendoset nëse Mali i Zi do të jetë anëtare e BE-së apo koloni ruse. Në këto zgjedhje po sjellin mbrojtje për çështjen e Malit të Zi. Prandaj, Mali i Zi do të jetë në integrimin evropian”, tha kryeministri.
Ai tha, se nëse pushtetin e merr opozita, atëherë nuk do të ketë integrim euroatlantik dhe jemi të tërhequr nga rruga evropiane.
Lideri i DPS, tha se kjo është mundësi historike për të mposhtur ata që duan ta pengojnë Malin e Zi për në BE dhe NATO.
“Ne nuk do të japim shtetin, nuk japin Malin e Zi. Të gjithë ata që duan ta shkatërrojnë atë, le ta dinë se ajo ishte kohë e vjetër sepse tani do të mbrohen të rinjtë e Malit të Zi. Unë vendosmërisht besoj se ne do të jemi në gjendjë brenda javëve të vendosim ritëm të qëndrueshëm nëpërmjet stabilitetit politik dhe një jetë më të mirë”, tha Gjukanoviq.