Miniera e Trepçës ,Gjuriq paralajmëron konferencë të jashtëzakonshme

Media serbe “Telegraf.rs” tregon se sot Marko Gjuriq do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme, e kjo shkaku i miratimit të Ligjit për Trepçën mbrëmë nga Kuvendi i Kosovës, transmeton Gazeta Express

Me 79 vota për, 14 abstenim dhe asnjë votë kundër, Ligji për Trepçën mbrëmë është miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

Menjëherë pas miratimit të projektligjit në leximin e parë, deputetët e Listës Serbe u larguan nga salla e Kuvendit.

Mirëpo, Shefi i Zyrës së Kosovës në Serbi, Marko Gjuriq ka njoftuar se sot do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për rastin e “Trepçës”.

SHKARKO APP