Ministrat e jashtëm të Ballkanit dhe Komisioneri Han në Nju Jork
Nju Jork – Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal organizoi sot një mëngjes pune të ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerit për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, në Nju Jork. Ky takiminformal u organizua në kuadër të Sesionit të ardhshëm të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB).
Takimi, i cili është viim i Samiteve të Sofjes dhe të Londrës të mbajtur më parë këtë vit, u përqëndrua në rezultatet e zbatimit të Planit Shumëvjeçar të Veprimit (MAP) për një Zonën Ekonomike Rajonale (REA) në Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe planet dhe sfidat e ardhshme përpara rajonit.
“Një punë e jashtëzakonshme është bërë në zbatimin planit shumëveçar që nga miratimi i saj nga liderët e Ballkanit Perëndimor në Trieste vitin e kaluar dhe dëshiroj t’ju përgëzoj për punën dhe përpjekjet e dedikuara që kanë bërë qeveritë tuaja. Megjithatë, gota është vetëm gjysëm e mbushur dhe ende ka shumë punë para nesh “, tha Sekretari i Përgjithshëm i KBR, Goran Svilanoviç.t.
“Ky mund të jetë një vit vendimtar – suksesi mund të matet vetëm me rezultate konkrete dhe për të arritur atë që ne duhet t’i adresojmë sfidat politike, të mobilizojmë me të vërtetë administratat dhe të përmirësojmë koordinimin e brendshëm, në mënyrë që vullneti politik i shprehur në nivelin e kryeministrave të përkthehet në veprime të shpejta.
Komisioneri Hahn tha se integrimi rajonal është një katalizator në secilin nga vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e pranimit në BE dhe krijon rritje dhe vende pune për qytetarët. Ai shtoi se bashkëpunimi dhe lidhshmëria duhej të bëheshin më rrënjësore dhe më efektive, pasi integrimi në BE ka të bëjë me fokusin politik dhe shpërndarjen tek njerëzit.
Në vitin e dytë të zbatimit të planit janë arritur disa rezultate të prekshme: dinamika e ri-forcimit të tregtisë brenda-rajonale, përkatësisht protokoll shtesë mbi lehtësimin e tregtisë, është vendosur së bashku me marrëveshjen për fillimin e negociatave për përmirësimin e mekanizmit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve tregtare; u miratua Agjenda Rajonale për Reformën e Investimeve, duke përcaktuar prioritetet e përbashkëta për zhvillimin e tregjeve të kapitaleve dhe avancimet kryesore në specializimin e mençur; Axhenda dixhitale për BB u lancua dhe u zhvillua samiti i parë botëror i BB-së; rajonal për të vazhduar proceset e uljes së çmimit të roamingut brenda Ballkanit dhe është inicuar forcimi i bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve të sigurisë kibernetike; është arritur marrëveshja për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Njohjes së Ndërsjellë mbi kualifikimet profesionale dhe miratohen Parimet për njohjen e kualifikimeve akademike.