Ministrat serbë marrin pjesë në mbledhjen urgjente për Trepçën

Në mbledhjen e katër kryetarëve të komunave me shumicë serbe në po marrin pjesë edhe zëvendës kryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq, dy ministrat Lubomir Mariq dhe Dalibor Jevtiq si dhe kryetari i komunës së Gracanicës,Vladeta Kostiq.

Për shkak se Projektligji për “Trepçën” do të hidhet sot në votim në Kuvend ka filluar mbledhja e një takimi urgjent të përbashkët të përfaqësuesve të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Mbledhja është duke u udhëhequr nga katër kryetarët e Kuvendeve komunale të pjesës veriore të Kosovës.-Telenews

SHKARKO APP