Ministri i brendshëm serb: Pranimi i Kosovës në Interpol, pasoja për të gjithë

Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanovic mendon se çdo kërkesë për pranimin e Kosovës në Interpol është politizim i kësaj organizate profesionale policore.

Nebojsha Stefanovic ka thënë se pranimi i mundshëm do të përbënte një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, transmeton lajmi.net.

“Kjo do të ishte një precedent që është në kundërshtim me rregullat e Interpolit të cilat në mënyrë strikte dhe pa mëdyshje parashikojnë se vetëm shtetet anëtare të OKB-së dhe vëzhguesit e OKB-së mund të jenë anëtarë të Interpolit”, ka theksuar ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Stefanovic ka shtuar se nëse Kosova do anëtarësohet në Interpol do të jetë thjesht një vendim politik i cili nuk është i bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe pasojat do të jenë të dëmshme jo vetëm për Serbinë por për të gjitha vendet anëtare të botës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?