Ministri i Financave sulmohet me miell, Kurti: U bë nga inati

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë konferencës së sotme komentoi sulmin e djeshëm që u bë nga anëtarët e Partisë Social Demokrate ndaj ministrit të Financave Hekuran Muratit.

Po ashtu Kurti u shpreh edhe se sulmi u bë nga inati e jo për ndonjë arsye tjetër.

“Nëse je kundër kësaj pakoje, mund të ndërmarrësh edhe aksion kundër ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve. Nuk kemi të bëjmë as me kritika as me kundërshtim, veçse me inati. Pra mund të jesh kundër kësaj pakoje, ose mund të jesh i udhëhequr nga inati. Secila më keq se tjetra”, tha ai.

SHKARKO APP