Ministri serb: Shkupi po organizon sulme ndaj Vuçiç

Në një kohë që protestat kundër presidentit Aleksandër Vuçiç vazhdojnë, ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin deklaron se kryeqyteti i Maqedonisë Veriore është shndërruar në një qendër të shërbimeve të inteligjencës.

Sipas Vulin , kjo qendër e përfaqësive të inteligjencës po organizon sulme të organizuar ndaj Vuçiç.

Ministri serb shprehet se këto shërbime veprojnë në Shkup dhe marrin financa nga burime të panjohura, shkruan “Novosti”.

Sipas tij, tashmë Shkupi është shndërruar në atë se çfarë ishte Budapesti dikur, një qendër e punës së shërbimeve të huaja të inteligjencës të cilat veprojnë kundër Serbisë. Komentet e tij, Vuçiç i ka bërë pas

takimit me kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, dhe kryetari i Unionit të Serbisë, Dragan Djilas në Shkup, të cilët kanë diskutuar për protestat masive civile që po organizohen në Beograd.

“Shkupi është bërë një hapësirë nga e cila po fillojnë dhe nga të cilat do të nisin sulme kundër Serbisë dhe presidentit të saj”, ka thënë Vulin.

SHKARKO APP