Ministri shqiptar, kandidat për shef i NATO-s? Osmani: Për mua, prioritet janë zgjedhjet
Bujar Osmanit i është sugjeruar që pas mandatit si Ministër i Punëve të Jashtme në Kosovë të kandidojë për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s. Lajmi u bë publik një ditë më parë nga TV21, duke iu referuar burimeve diplomatike.
Këtë të premte Osmani u përgjigj duke konfirmuar se ka rekomandime nga organizata ndërkombëtare, por pa treguar konkretisht cilat.
“Është e vërtetë se kam disa rekomandime për disa organizata ndërkombëtare, por tani jam i fokusuar në angazhimet e mia politike në vend”, tha ai.
Mbetet për t’u parë nëse Osmani do të tërhiqet nga karriera politike vendore dhe të kalojë në atë ndërkombëtare nëse nuk arrin të bëhet President i RMV-së.