Ministri Sveçla publikon videon ku tregohet rrëmbimi i policëve të Kosovës nga focat serbe

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka publikuar një video mbi mënyrën se si ndodhi rrëmbimi i tre efektivëve të policisë së Kosovës.

Zveçla nënvizon në reagimin e tij se rrëmbimi i policëve ka qenë i planifikuar dhe është bërë me urdhër të presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Ai shton se kemi të bëjmë me një vepër kriminale pasi policët janë rrëmbyer 1 km në brendësi të territorit të Kosovës.

“Një rrëmbim i planifikuar. Një vepër kriminale. Videoja e mëposhtme tregon se si forcat serbe, me urdhër të drejtpërdrejtë të Vuçiçit, rrëmbyen zyrtarët tanë të PK-së, thellë në territorin e Kosovës. Saktësisht 1 km larg kufirit. Serbia duhet të ndalojë dezinformimin dhe të lirojë oficerët tanë tani”, shkruan ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?