Ministrja e Jashtme bullgare, të huajt ndërhyjnë shumë në Ballkanin Përendimor

Faktorë të huaj në Ballkanin Perëndimor kanë shumë influencë në disa vende të caktuara. Ka qenë kjo deklarata e ministres së jashtme bullgare Zaharieva, e cila premtoi se ky rajon do të jetë prioritet i Presidencës bullgare të BE-së.

Ministrja e jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva tha se ka faktorë të huaj në Ballkanin perëndimor të cilët kanë shumë influencë në disa vende. Sipas saj përgjegjësia e kësaj është e Bashkimit europian për shkak të mos angazhimit në rajon.

Zaharieva theksoi se BE nuk është mjaftueshëm e pranishme dhe e angazhuar në vendet e ballkanit perëndimor. Në fjalën e saj para komitetit të parlamentit europian për çështje të jashtme, ajo shtoi se nëse Bashkimi Europian nuk është i pranishëm atëherë dikush tjetër që nuk është pjesë e familjes europiane apo NATO-s do të ushtrojë influencën e tij shkruna abcnews.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke prezantuar prioritetet e presidencës bullgare të BE-së, Zaharieva konfirmoi se Ballkani perëndimor është prioriteti më i rëndësishëm dhe se rajoni është shumë i rëndësishëm për të gjithë kontinentin. Ajo tha se nuk mund të ketë qëndrueshmëri apo siguri në Europë pa qëndrueshmëri dhe siguri në Ballkanin Perëndimor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?