Ministrja franceze ia pret shpresat Vuçiçit: S’ka anëtarësime në BE

Ministrja e Jashtme e Francës Natali Loazo është shprehur se gjendja aktuale e Bashkimit Evropian nuk e mundëson zgjerimin e anëtarësisë. Pesë ditë pasi presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker kishte përsëritur qëndrimin se shtetet nga Ballkani Perëndimor duhet të kenë aspirata të vërteta për anëtarësim në BE, ministrja franceze ka dhënë deklaratë më pak optimiste.

Ajo ka thënë se Serbia ka perspektivë evropiane por gjendja aktuale e BE-së “nuk mundëson anëtarësime të reja”. Loazo ka theksuar se është e nevojshme të bëhet reformimi i BE-së në mënyrë që të bëhet një funksionalizim i saj.  Ajo zhvilloi një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç i cili e falënderoi për sinqeritetin.

“Jemi falënderues për sinqeritetin. Më mirë të na tregohet e vërteta se sa të na mashtrojnë”, u shpreh Vuçiç.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?