Ministrja Gërvalla: Prioriteti i Kosovës është siguria! Ndërkombëtarët të sanksionojnë Serbinë

Ministrja e Jashtme e Kosovës, zv/kryeministrja Donika Gërvalla, duke folur për gazetarët pas ministerialit të ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit në Tiranë, tha se nëse ndërkombëtarët nuk sanksionojnë Serbinë, vijimësia e dialogut është i vështirë.

”Është shumë e rëndësishme që të kuptohet mesazhi që na ka dërguar Serbia dhe bashkësisë ndërkombëtare dhe të merren masat e nevojshme. Serbia sillet si një mini Rusi e cila çdo shtet fqinj të saj e trajton në atë mënyrën që mendon se ata kanë të drejtë, që ata duhet t’u kthehen shteti serb.

Prioritet kryesor i institucioneve të Republikës së Kosovës është siguria. Duhet të sigurohemi që armatimi që kemi gjetur është shumica e armatimit. Kemi gjetur armë nëpër vetura, ndërtesa, nëpër shtëpitë e terroristëve që kanë kryer sulmin. Nëse bashkësia ndërkombëtare e lë Serbinë të kalojë pa pasoja, atëherë e shohim të pamundur vëzhdimësinë e negociatave. Duhet të ketë prioritet siguria, procesi i dialogut nuk duhet të jetë sa për të bërë foto, por duhet të jetë i dizajnuar në atë formë që të prodhojë sukses.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me një partner dialogu në tavolinë, në të njëjtën kohë trajnon terroristë që të sulmojnë Republikën tonë, është shumë e vështirë për ne që të ulemi. Është e qartë që pa sanksionuar Serbinsë, ajo nuk ka për ta mësuar. Qytetarët e Serbisë do kenë të vështirë të ngrenë zërin për të disiplinuar qeverinë e tyre për kërkesa”, u shpreh ministrja e Jashtme e Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?