Mitrovica proteston për lirimin e Nehat Thaçit
Punëtorët e administratës në Komunën e Mitrovicës janë ngritur në protestë kundër arrestimit të drejtorit të Policisë në rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi.
Ata kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të Thaçit, ndërsa kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka kërkuar ndërprerjen e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë deri në lirimin e shefit të policisë.
Gjykata e Nishit ka vendosur masën e arrestit me burg për 30 ditë nën akuzën për terrorizëm.