Mitsotakis emëron kabinetin e ri qeveritar – Cakton Staikouras si Ministër të Financave

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka zgjedhur Christos Staikouras si Ministër të Financave pas fitores së zgjedhjeve të së dielës, duke zgjedhur kështu një specialist buxhetor me përvojë të gjerë negociatash me kreditorët e vendit që ndodhet në borxhe të mëdha. Staikouras, 45 vjeç, ishte ministër i alternativ i financave në qeverinë e partisë Demokracia e Re në vitet 2012-2015 dhe më së fundi shefi i financave ‘në hije’. Një nga detyrat e tij të para do të jetë të negociojë zbutjen e objektivave fiskalë të Greqisë për të krijuar hapësirë ​​për shkurtime taksash dhe masash të tjera të dizajnuara për të nxitur rritjen ekonomike.

Greqia ka rënë dakord për tepricat primare vjetore prej 3.5% të prodhimit të brendshëm bruto deri në vitin 2022, por Mitsotakis përsëriti të dielën se një nga prioritetet e tij është ulja e objektivave. Një zyrtar i Bashkimit Europian paralajmëroi të hënën se Greqia mund të humbasë qëllimin e saj për buxhetin e vitit 2019, për shkak të masave të shpenzimeve të qeverisë së mëparshme.

Kryeministri i ri, një ish-analist i Bankës së Anglisë dhe këshilltar bordi për Eurobank Ergasias SA, ka qenë një ligjvënës që nga viti 2007 dhe ka dhënë mësim në universitetet greke, si dhe në Universitetin e Londrës. Ai ishte koordinator i çështjeve ekonomike për Demokracinë e Re, ndërsa partia ishte në opozitë. Mitsotakis, i cili u betua të hënën, emëroi ministrat e mëposhtëm si anëtarë të kabinetit të tij të ri qeveritar, bëri me dije zëdhënësi i tij i ri, Stelios Petsas, në një konferencë shtypi në Athinë:

  • Adonis Georgiades – Ministër për Ekonominë dhe Investimet
  • Konstantinos Hatzidakis – Ministër për Mjedisin dhe Energjinë
  • Nikolaos Dendias – Ministër i Punëve të Jashtme

SHKARKO APP