Mogherini: BE e shqetësuar me gjuhën nacionaliste në Ballkan

Shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogerini tha se BE-ja është e shqetësuar për shkak të rritjes së fjalimeve nacionaliste në Ballkan, sidomos kur kjo vjen nga politikanë të lartë. Kështu njëra nga arsyet kryesore për këtë takim është se si liderët e vendeve të Ballkanit të gjejnë mënyrën dhe të mësojnë se nuk duhet të këmbejnë mesazhe nacionaliste.
Njëra nga porositë e Mogerinit është se Ballkani është rajon kyç i Evropës dhe për këtë shkak duhet të forcohet perspektiva për integrim në BE.
“Ballkani Perëndimor është rajon kyç i BE-së kryesisht për hkak të sigurisë, parandalimin e radikalizmit, një vend ku kemi bashkëpunim të mirë, për shkak të menaxhimit të refugjatëve dhe kufijve”, u shpreh ajo.
“Unë shpesh them se nuk duhet të bisedojmë për perspektivën e këtyre vendeve për hyrje në Evropë, për shkak se këta vende janë në Evropë. Duhet të bisedojmë për perspektivën e integrimit të tyre në BE dhe pikërisht kjo është tema e darkës”, tha Mogherini.
Para këtij takimi janë mbajtur takime bilaterale të shefes së diplomacisë evropiane me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë kryeministrin Edi Rama.

SHKARKO APP