Moti i keq alarmon Greqinë

Moti i keq alarmon Greqinë. Cikloni “Ksenofon” shkakton një sërë problemesh Cikloni mesdhetar i ashtuquajtur “Ksenofon” shoqërohet me erëra të fuqishme e dallgë që shkojnë deri në 10 ballë, duke shkaktuar probleme sidomos në transportin detar. Në shumë porte të Greqisë është ndaluar lundrimi.

Vetëm në Prefekturën e Atikës janë regjistruar qindra pemë të thyera e të shkulura nga fuqia e erës, ndërsa organet vendore urdhëruan që këtë të premte, të gjitha shkollat e kësaj prefekture të qëndrojnë të mbyllura.

Shkollat do të jenë të mbyllura edhe në ishujt e Jonit, Zakintho dhe Kefaloni, në Peloponez, si dhe në ishujt e Egjeut jugor. Sipas parashikimeve të meteorologëve grekë, cikloni ka shumë mundësi të prekë orët në vijim një pjesë të mirë të ishujve të Greqisë jugore, midis tyre edhe Kretën, e më pas pritet që ai të ngjitet në Peloponez, i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe reshje shiu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, organi i Mbrojtjes Civile ka njoftuar të gjithë organizmat shtetërore, bashkitë dhe prefekturat e vendit, të jenë në gjendje gatishmërie për të përballuar fenomenet e tejskajshme natyrore. Gjithashtu janë këshilluar qytetarët të jenë veçanërisht të kujdesshëm dhe të marrin masa nga rreziqet që rrjedhin prej këtyre fenomeneve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?