Moti i keq përfshinë edhe Greqinë, stuhi të forta në disa qytete (VIDEO)
Moti i keq ka mburritur edhe në Greqi. Mediat e vendit fqinj bëjnë me dije se reshje të shumta shiu dhe breshëri kanë prekur qytetin e Florina-s dhe disa qytete të tjera. Sipas mediave, si pasojë e motit prodhimet bujqësore në qytetin e Follorinës janë shkatërruar.
Në një njoftim zyrtar autoritetet greke u shprehën se pritet parashikim i jashtëzakonshëm i përkeqësimit të motit sot të dielën dhe nesër të hënën me stuhi të forta që do të shoqërohen në vende me breshër dhe përkohësisht nga erëra të forta.