MPJ i përgjiget Kotzas: Destabiliteti vjen dhe nga Greqia

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, me anë të një deklarate për medie, i është kundërpërgjigjur deklaratës së ministrit grek të Punëve të Jashtme Nikos Kotzias, i cili deklaroi se është i shqetësuar për destabilitetin e Maqedonisë.

“Nga ana e Maqedonisë, vlerësojmë se në kuadër të procesit për ndërtim të masave të besimit, duhet të gjendet zgjidhje për të gjitha burimet e mosbesimit nga të dyja palët.

Destabilliteti nuk është veçori e Republikës së Maqedonisë, e cila vazhdimisht angazhohet për bashkëpunim rajonal. Vlerësojmë, se e njëjta duhet të pranohet edhe nga fqinji ynë jugor”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.

Kujtojmë se m i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias, ka deklaruar se ndihet i shqetësuar për lidhur me situatën dhe stabilitetin e Maqedonisë, gjë e cila sipas tij ka ardhur për shkak të mungesës së kulturës së kompromisit dhe konsensusit.

Kotzias gjithashtu ka kritikuar BE-në se ajo më nuk ka vizion dhe orientim.

“BE po synon të bëhet një lloj perandorie, si në Romën e re dhe nuk mund të përgjigjet në më shumë kriza: financiare, borxheve, Breksit, mungesë e institucioneve, krizën e emigrantëve, marrëdhëniet me Turqinë”, ka thënë shefi i diplomacisë greke.

SHKARKO APP