Mungesa e Kurtit në takimin me liderët e Ballkanit, Anton Berisha: Manipulim që të bojkotojë samitin e Procesit të Berlinit
Ish-zëvendësministri i Jashtëm të Kosovës, Anton Berisha, thotë se Albin Kurti po zbaton axhendën politike anti-europiane, ku sot mungoi në takimin informal me liderët e Ballkanit, të ftuar nga Rama. Berisha tha se mungesa është një papërgjegjshmëri totale nga ana e Kurtit, endërsa sipas tij mungesa është bërë me qëllim që të të bojkotojë samitin e procesit të Berlinit që pritet të mbahet në Tiranë në tetor.
”Po zbaton axhendën politike anti-europiane. Po i ikën koordinimit me SHBA, BE dhe kjo është thelbi, ndërsa çështja e raportit me Ramën ka të bëjë me manipulimin e zotit Kurtit për pjesën e bashkimit kombëtar dhe do të gjejë një fajtor për moszbatimin e atij projekti imagjinar të tij. Mos pjesëmarrja e tij është papërgjegjshmëri totale e një kryeministri të Kosovës. Problemi është mospjesëmarrja e tij në procesin. Manipulim për të mos u bërë pjesë në axhendën e procesit të Berlinit, që daton prej 2014. Ka rëndësi mospjesëmarrja e Kosovës në këtë takim të kryeministrave të rajonit. Po të mos ishte Rama, Kurti do kishte prapë të njëjtin raport”, tha Berisha për ”Report TV”.
Sa i takon qëndrimeve të presidentes Vjosa Osmani, Berisha thotë se ajo po bën lojë të dyfishtë, që mos të duket në syrin e ndërkombëtarëve që është në funksion të Kurtit.