Muzika greke në zi, ndahet nga jeta këngëtari i njohur (FOTO)

padelis1 pandelis2 pandelis3Muzika greke sot është në zi, pasi një nga muzikantët më të talentuar ka ndërruar jetë. Pantelis Pantelidis vdiq si pasojë e një aksidenti me makinë mëngjesin e sotëm rreth orës 8:20.

Bashkë me të ndodheshin edhe dy pasagjere femra të cilat momentalisht ndodhen në spital në gjendje kritike për jetën. Sipas raportimeve të mediave greke, aksidenti ndodhi në zonën e Elliniko, në jug të Athinës. Bëhet me dije se artisti 32­vjeçar, ndërsa udhëtonte humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me barrierat e rrugës.

Pantelidis ka lindur në Athinë në vitin 1983. Një muzikant autodidact, i njohur në rrymën folk, braktisi karrierën në marinën helene për të ndjekur ambiciet e tij muzikore.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=IiehzodyOnU” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP