“Na shqetëson lista e borxheve, jo e deputetëve”

Gazetari Urim Saliu ka shkruar se partitë politike janë duke kujtuar se qytetarëve i rri mendja tek listat e tyre. Por në të vërtetë, siç shprehet Saliu, qytetarëve u rri mendja tek lista e borxheve që duhet të paguajnë.

“Partitë e kanë marrë seriozisht këtë listën për deputetë. Ata kujtojnë se neve na rri mendja edhe aq të ato lista të tyre. Harrojnë se neve na shqetëson lista e borxheve, lista e artikujve që kemi marrë për një muaj në shitore, dhe kushedi sa e sa fatura të tjera…”, ka shkruar Saliu në “Facebook”. Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, FMN publikoi shumën e borxhit publik të Maqedonisë që shkon në 44,8% e Prodhimit Bruto Vendor ose 3 miliardë e 584 milionë euro.

Në këtë borxh nuk hyn borxhi i ri i Qeverisë prej gjysmë miliardë euro përmes euroobligacionit.

Nëse shtohen edhe këto para, atëherë borxhi publik i shtetit, në të cilin përveç borxhit të Qeverisë, hyjnë edhe borxhet e Bankës Maqedonase për Zhvillim dhe Rindërtim, komunat dhe ndërmarrjet jo financiare, atëherë borxhi rritet në 51% të Prodhimit Bruto Vendor, që e çon në mbi 4 miliardë euro borxhin e përgjithshëm.

SHKARKO APP