“Na vodhët të ardhmen”, nxënësit në protestë

Qindra nxënës të shkollës fillore protestuan për të dytën ditë me radhë në rrugët e Beogradit për të kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Arsimit. E gjitha kjo pas shtyrjes së testit të matematikës, një kopje e të cilit ishte shpërndarë më parë në rrjetet sociale. Me parulla në duar që shkruanin “Na vodhët të ardhmen”, të rinjtë marshuan në rrugët e kryeqytetit serb, madje bllokuan dhe disa akse rrugore.

Ministri i Arsimit, Mladen Sarceviç deklaroi se policia po heton për publikimin e testit të matematikës në rrjetet sociale, por nuk do të japë dorëheqjen. Një ditë më parë nxënësit e klasës së tetë sulmuan me vezë dhe godinën e Ministrisë së Arsimit

Kryeministrja Brnabiç, gjithashtu doli në krah të ministrit të Arsimit, duke thënë që vitin tjetër testet do të jenë më të sigurta, pasi do të jenë në formë elektronike.

SHKARKO APP