Ndarja mes maqedonasve dhe shqiptarëve, pas Gruevskit është Moska
Gazeta e njohur kroate “Jutarnji List” përmes një analize thekson ndikimin e theksuar rus në Maqedoni dhe tentimin për destabilizimin e tij.
Në analizë shkruan se ky shtet që edhe më tej është pa emër për shkak të kontestit me Greqinë, praktikisht tanimë disa muaj nuk po funksionon.
“Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 11 dhjetor, mirëpo çështja është se ato a do të sjellin zgjidhje”, thekson gazeta, raporton INA.
Më tej thuhet se vendi përballet me ndarje dhe qëndrime kontradiktore të opsioneve maqedonase dhe atyre shqiptare.
“Edhe këtu Rusia mund të ketë rolin e saj kryesor, pasi që është e njohur se ajo përkrahë ‘kryeministrin teknik’ Nikolla Gruevski dhe presidentin Gjorgje Ivanov, të cilët me vendimin për amnestimin për aferën e përgjimeve kanë nxitur krizë në Maqedoni. Nga ana tjetër, Brukseli qëndron në anën e udhëheqësit opozitar Zoran Zaev”, nënvizon analiza e gazetës së mirënjohur kroate.