Ndërron jetë e moshuara që theu zemrat e mbarë shqiptarëve, u dh**ua nga infermieret në azil

Është ndarë nga jeta e moshuara, e cila në nëntor të 2022 u keqtrajtua nga punëtoret në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë. Këtë e ka bërë të ditur avokati i familjes së të moshuarës. Që nga 31 tetori nuk është mbajtur as edhe një seancë gjyqësore për këtë rast, ndonëse prokuroria në Pejë ka dërguar aktakuzën në Gjykatë që nga prilli i vitit të kaluar.

Selimaj ka thënë se tri nga të pandehurat në këtë rast, njëra nga to është deklaruar e fajshme, ndërsa dy të tjerat të pafajshme para gjykatës. Më 2 nëntor të vitit 2022, një qytetare kishte publikuar një video në Facebook, ku shihej një infermiere duke e sulmuar një të moshuar.

E moshuara shihej në video duke tentuar të largohet dhe duke bërë përpjekje ta mbrojë veten, përderisa infermierja vazhdimisht e godet me shuplaka në fytyrë dhe me këmbë në bark. Kujtojmë se dy infermieret, Aurona Pelaj dhe Altina Rexhepi dhunuan të moshuarën, teksa Remize Kuqi ka filmuar.

SHKARKO APP