Ndizen qirinj edhe në Prizren për policin hero

Pas Durrësit dhe Tiranës, edhe në Prizren janë ndezur qirinj për policin hero. Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë komunalë e qytetarë, në Stacionin Policor Alfa në Prizren, shprehën sonte solidaritetin me familjen dhe kolegët e rreshterit të ndjerë, Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën dje në incidentin e dhunshëm në Banjskë të Leposaviqit.

“Në një kohë kur Kosova po përjeton sfida të ndryshme, është e rëndësishme të jemi të bashkuar në ndërtimin e një shoqërie të sigurt dhe të drejtë.

Kjo ngjarje e trishtë na bën të reflektojmë mbi rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të të gjitha institucioneve për të siguruar që sundimi i ligjit të zbatohet në gjithë territorin e Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjarëve dhe kolegëve të policit të ndjerë me shpresën që drejtësia të vihet në vend sa më shpejtë. Lavdi!”, citohet Totaj në njoftimin e komunës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?