Ndodh çudia në Kosovë/ Prokuroria kërkon ”arrestimin’’ e dy lopëve
Prokuroria në qytetin e Gjilanit ka kërkuar që dy lopë ‘’të arrestohen’’. Duket e çuditshme, por është e vërtetë.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Prokuroria Themelore në Gjilan. Kjo prokurori ka ushtruar kërkesë në gjykatë për të lejuar sekuestrimin e përkohshëm të dy lopëve.
Mësohet se dy lopët dyshohet se janë futur si kontrabandë nga Serbia në Kosovë. Kjo është edhe arsyeja që kërkohet konfiskimi i tyre.
Deri më tani Gjykata Themelore në Gjilan nuk ka dhënë ndonjë përgjigje për kërkesën e Prokurorisë.
Gjithashtu e ditur bëhet se pas vendosjes 100% të taksës ndaj mallrave serb është rritur ndjeshëm kontrabanda nga Serbia.
Nga Serbia kontrabandë në Kosovë po shkojnë jo vetëm produktet por edhe bagëtitë.