Ndryshimet kushtetuese, Zaev: Nuk kam ndërmend të ndikoj mbi institucionet
Kryeministri i Maqedobnisë, Zoran Zaev pretendon se nuk ka qëllim për të ndikuar ndaj Institucioneve të drejtësisë me qëllim zbatimin e amnistisë për të akuzuarit e 27 prillit.
Megjithatë, ai tha se për të arritur konsensus me oponentin politik ritheksoi se është i nevojshëm pajtimi dhe falja.
Zaev i cili pas referendumit kishte deklaruar se nuk ka për çfarë të takohet me kreun e opozitës, sot ndryshoi mendje. Ai u shpreh i gatshëm të takojë Mickoskin për të tejkaluar dallimet ndaj ndryshimeve kushtetuese.
“Pozitivisht e pranojë propozimin që të ulemi me Mickoskin dhe të bisedojmë. Gjithmonë kam qenë për dialog dhe qëllimet e mia gjithnjë janë për bisedime. Unë jam i besimit se zgjidhjet vijnë përmes bisedimeve dhe për këtë i drejtohem në këtë mënyrë Kuvendit dje dhe sot. Shumë ndarje na kanë kapluar në Maqedoni. Absolutisht nuk më shkon në mendje të ndikoj në institucione, gjykata dhe prokurori, por të gjithë e dimë se duhet të qetësohemi dhe të falemi. Nga këtu fillojnë dallimet në shtet dhe gjithandej në nivel vertikal“, tha Zaev, transmeton Alsat-m.