“Ndryshimi i kufijve në Ballkan garanton paqe të përhershme”

Një analizë që mban emrin e Timothy Less botuar në revistën “Foreign Affairs” është e mendimit se ndryshimi i kufijve në Ballkan mund të garantojë paqe të përhershme.

Kështu, sipas këtij analisti, krijimi i Shqipërisë së Madhe, Serbisë së Madhe dhe Kroacisë së Madhe do të sheshojë një herë e mirë të gjitha konfliktet në Ballkan, shkruan Tymothi Less, i cili ka drejtuar edhe konsullatën britanike në Banja Luka të Republika Sërpskas, raporton “Panorama.al”.

“Uashingtoni duhet të mbështesë fragmentimin e disa shteteve multientike si fillim dhe më pas të bëhet krijimi i shteteve të mëdha. P.sh, në fillim mund të bëhet ndarja federative e Maqedonisë dhe më pas, kjo pjesë e Maqedonisë ku jetojnë shqiptarë, t’i bashkohet Shqipërisë. Të njëjtën gjë them edhe për kroatët në Bosnje.

Historia ka treguar që minoritetet në Ballkan diskriminohen dhe nuk integrohen me mazhorancën”, thotë Less, raporton “Panorama.al”.

Ai argumenton se pas disa dekadash këto vende mund t’u bashkohen shteteve respektive. Ai thotë se Veriu i Kosovës mund të bashkohet me Serbinë, ndërsa Presheva dhe pjesa më e madhe e Kosovës me Shqipërinë.

 

SHKARKO APP