Në Beograd protestohet si në Tiranë, kërkohet dorëheqja e Vuçiç

Ndërsa në Tiranë mbahen protesta, mediat e rëndësishme globale raportojnë për protesta të fuqishme të opozitës që mbahen në Beograd.

“Euronews”, NYT, AP etj. nënvizojnë se mijëra persona kanë dalë në sheshet e Beogradit dhe kërkojnë dorëheqjen e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç. Protesta në Beograd po mbahet përpara parlamentit, në kohën që në kryeqytetin serb kanë shpërthyer prej muajsh demonstratat dhe protestat anti-qeveritare.

Protestuesit opozitarë akuzojnë Vuçiçin si udhëheqës autokrat, duke kërkuar që qeveria e udhëhequr nga ai të lejojë më shumë liri, më tepër liri në media, si dhe të mbahen zgjedhje të lira në vend.

Udhëheqësit e opozitës thanë se autoritetet në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë kishin tentuar të pengojnë protestuesit që të dalin shesheve dhe të shprehin pakënaqësitë.

Anëtarët e partisë konservatore të Vuçiçit u sulmuan brenda ndërtesës së parlamentit të Beogradit dhe këshillave të qyteteve lokale në të gjithë Serbinë të shtunën.

Protestuesit thanë se duan ta largojnë pushtetin nga banditët dhe fashistët në pushtet. Tensionet janë shtuar gjatë gjithë javës, pasi media pro-qeveritare dhe zyrtarë pretendojnë se opozita donte të sulmonte institucionet shtetërore dhe të merrte pushtetin me forcë.

Protestat anti-qeveritare nisën pasi banditët e maskuar rrahën një politikan opozitar nëntorin e kaluar. Hera e fundit që një lider është rrëzuar nga protestat masive në Beograd ka qenë në vitin 2000 dhe në atë kohë protestat dërguan në largimin e Slobodan Milosheviçit.

Vuçiç në atë kohë ishte bashkëpunëtor i afërt i Millosheviçit. Vuçiç ka në plan të sjellë mbështetësit e tij në Beograd të premten e ardhshme për të kundërshtuar revoltat.

SHKARKO APP