“Në Greqi nuk u bisedua për ndryshimin e emrit”

Ministria e Jashtme e Maqedonisë refuzon se në takimin mes ministrave të Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë është biseduar për referencat me të cilat Maqedonia do të hapte rrugën për anëtarësim në NATO.

Ndonëse mediat greke dy ditë më parë njoftuan se propozimi i Athinës zyrtare është “Maqedonia e Vardarit” ose “Republika e Shkupit”, nga diplomacia vendase thonë se në takim është biseduar thjeshtë për përafrimin e qëndrimeve.

Nga Ministria e Jashtme thonë se Greqia duhet bindur që Maqedoninë ta pranojë me referencën aktuale, duke shtuar se një veprim i tillë është në dobi të dyja vendeve por edhe Ballkanit, informon alsat.mk

SHKARKO APP