Në pritje të komisionerit Hahn, Lista Serbe do të “flejë” sonte në Kuvend
Anëtarët e Listës Serbe këtë të diel kanë hyrë në Kuvendin e Kosovës duke deklaruar se do të presin komisionerin për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, deri në ardhjen e tij.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka thënë se sapo ka ardhur nga mbledhja e Shtabit të Krizës dhe do të presin në Kuvend deri në ardhjen e Hahnit të cilin do ta njohin me ‘hapat anti-serb të cilët po i çojnë në një katastrofë humanitare’.
Sipas tij, përfaqësuesit legjitimë serbë do të luftojnë me të gjitha mjetet demokratike që fëmijët e tyre të kenë të drejtën për jetë normale.