Në shtëpinë e Benjanim Feratit
Nga Mensur Krasniqi
Kur takon e njeh nga afër të afërmit e djaloshit 24-vjeçar Bejanim Ferati, e kupton fort mirë pse akti i tij nuk ka qenë thjesht një rastësi.
Tashmë po mbushet java nga ikja e tetovarit që u fut me dallgëve për të shpëtuar jetën e dy vajzave vlonjate, ku destini nga qielli e kish caktuar që të tre të mbesnin pa frymë mes tyre deri në ndalimin e rrahjes së zemrave. Por këto vdekje nuk do ishin aq të rëndomta, nuk do mbesnin thjesht statistikë, nëse nuk do qe Benjamin Ferati. Ishte pikërisht ky i ri që i dha pikëllimit të madh një tis humaniteti me aktin e tij.
Kjo ndihet dhe në Kamenjan të Tetovës, në fshatin e Benjaminit, si gjithëkund në Shqipëri. Kur takon babain, Fadilin dhe të vëllanë, Arminin, e dallon më së qarti se ç’virtyte i karakterizon këta njerëz.
Për gjithçka, ata i referohen besimit të tyre, Islamit. Dhe janë të bindur se dhe tek Benjanimi, ka qenë besimi ai që e ka shtyrë që të japë jetën mes dallgëve për të shpëtuar dy jetë. Dhe ata krenohen me këtë. Ndaj Fadili citon Kur’anin kur thotë”
“Nëse ke vrarë një njeri, është sikurse të kesh vrarë tërë njerëzimin, dhe nëse ke bërë përpjekje për të shpëtuar një njeri, sidomos në ujë, është sikurse të kesh shpëtuar tërë njerëzimin”, shprehet ai, duke iu lutur Zotit i biri i ikur nga kjo botë të shpërblehet me gradën e shehidit, pra njerëz që sipas besimit islam, e kanë të garantuar parajsën nga akti i tyre.
Po kështu dhe Armini, nuk e shpjegon dot ndryshe aktin e të vëllait tashmë të ndjerë, veçse me besimin e tij. Ai thotë se Benjanimi kishte falur namazin e xhumasë para se të niset për pushime në Vlorë, ndërsa namazin e fundit, atë të drekës, e kishte falur një orë para se të mbytej.
“Me atë që e ka bërë vëllai im, krenohemi e gjithë familja jonë. Ai ka qenë sinonim i një djaloshi shembullor në fshatin tonë e më gjërë. Ai ishte një besimtar i rregullt, që falte namazin, lexonte Kur’anin dhe që agjeronte”, thoshtë Armini 27-vjeçar.
Dhe kjo ngjan të jetë një vdekje e bukur, ku dhimbja për ikjen e një të dashuri nga kjo botë, përzihet me llojin e ikjes: dinjitoze për nga humanizimi!(Tesheshi.com)