Negociatat, Zaev: Ndryshime në qeveri, jo zgjedhje të parakohshme
Edhe pse paralajmëroi se do të conte vendin në zgjedhje të parakohshme nëse negociatat për anëtarësim në BE nuk do të hapeshin në qërshort për Maqedoninë e Veriut, Kryeministri Zoran Zaev duket se ka bërë një hap pas.
Pas mbledhjes së Këshillit Qendror të partisë së tij Social-demokrate, në Ohër, Zaev tha se është vendosur që të ketë vetëm riformatim të qeverisë, pasi sipas tij, zgjedhjet mund të rikthejnë nacionalizmin e radikalizmin në Maqedoninë e Veriut.
“Kemi vendosur kështu me qëllim që të dërgojmë mesazhin te vendet anëtare të BE-së se nuk do të lejojmë edhe njëherë të kthehet nacionalizmi, radikalizmi dhe populizmi në Maqedoninë e Veriut. Nuk do të lejojmë që sërish të ndahet shoqëria dhe të konfrontohet me të gjitha shtetet fqinjët. Ne ia kemi arritur qëllimit, deri në fund të vitit besojmë se do të marrim datën andaj do të shkojmë vetëm në riformatimin e qeverisë, jo më shumë se të tetë ministrive”, ka deklaruar Zaev duke paralajmëruar edhe shkarimin e më shumë se 20 drejtorëve të institucioneve publike.