Nëna e dëshmorit të UÇK-së del nga azili ku u dhunua. Dhëndri: Nuk e lamë me dëshirë aty

Nëna e dëshmorit të UÇK-së, Taulant Nuraj, lë qendrën e azilit, aty nga ku u dhunua në mënyrë brutale nga disa punonjëse. E moshuara është nxjerrë nga qendra “Orenda” në Pejë nga vajza dhe dhëndri i saj. Dhuna ndaj të moshuarës u bë virale në rrjet ku ishim me mijëra mesazhet që dënonin aktin e rëndë dhe sjelljen e punonjëses.

Erzen Vala, dhëndri i gruas së moshuar, thotë se rasti ka ndodhur para katër ditëve, dhe se familjarët nuk kanë mundur të kuptojnë nga ajo se ka qenë e keqtrajtuar, sepse sipas tij, gruaja vuan nga sëmundja e alzheimerit, sëmundje kjo që shkakton harresë.

“Viktima e ka djalin në Belgjikë, një tjetër djalë e ka të vrarë dhe e ka vajzën që është bashkëshortja ime. Nuk e kemi dërguar me dëshirë, por për shkak të rrethanave jetësore për një kujdes më të mirë”.

Dhëndri i gruas së moshuar tha se deri në publikimin e kësaj video nuk kanë pasur ankesa. “Nuk kemi ndonjë vërejtje, e kemi vizituar dy-tri herë në javë prej vajzës dhe farefisit, nuk e dimë çfarë ka ndodhur. Që një vit është aty. Zonja vuan nga alzhemieri dhe nuk kemi mundur të hetojmë diçka”, ka thënë ai.

SHKARKO APP